Bursa studimi, punë praktike dhe mundësi punësimi për studentët e Ilirisë nga kompania “Flexograf”

Përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë, tani studentëve të Kolegjit ILIRIA iu mundësohet të përfitojnë bursa studimore, të bëjnë punë praktike dhe të realizojnë vizita studimore në kompaninë “Flexograf”.

Kjo marrëveshje është arritur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Kolegjit ILIRIA dhe Kompanisë ‘FLEXOGRAF’ tani ndër vite, me ç’rast drejtori i Kompanisë z. Berat Mustafa para të pranishmëve mbajti dhe ligjëratë të hapur me temë: Mundësit inovative dhe sfidat e kompanisë ‘FLEXOGRAF’, ku prezantoi zanafillat e biznesit, etapat e zhvillimit, proceset funksionale të prodhimit, eksportimit dhe investimet kapitale në kompani.

Përgjatë kësaj ligjërate studentët patën mundësin të parashtrojnë pyetje të hapura, ku njëkohësisht shprehen interesimet dhe entuziazmin e tyre në mundësit e ofruara nga kjo veprimtari.

Location